Një studim i ri ka zbuluar rritjen tronditëse të racizmit, homofobisë, dhunës dhe marrjes së drogës nëpër stadiumet e Premier Leagues gjatë edicionit të fundit.
Chelsea ka dalë në krye të tri prej katër veprave në një analizë të bërë nga agjencia “Free Super Tips” në prag të lansimit të orarit të ndeshjeve për edicionin e ardhshëm në Premier League, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Më shumë se një çerek (28%) të njerëzve që kanë ndjekur ndeshjet kanë pohuar se ishin dëshmitarë të racizmit, me tifozët e Chelseat që janë përfshirë në shumicën e këtyre incidenteve.
Bazuar në këtë, del që pothuajse gjysma (41%) të mbështetësve të Chelseat dëshmuan se tifozët e tyre ishin racistë gjatë ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”.
Homofobia gjithashtu mbetet një çështje e rëndësishme nëpër ndeshje, ku 22% e tifozëve kanë shkaktuar incidente të tilla kur ka luajtur ekipi londinez në shtëpi.
“Këto shifra janë shqetësuese dhe ne si klub patjetër do të reagojmë për edicionin e ardhshëm, në mënyrë që të mos kemi skena të tilla në stadiumin tonë”, thuhet në një përgjigje zyrtare të Chelseat.
Në lidhje me homofobinë, liderë janë tifozët e Arsenalit, ku 26% kanë bërë vepra të tilla në duelet që ekipi i tyre i ka zhvilluar në stadiumin “Emirates”. Tifozët e tjerë për më së shumti incidente homofobike në Premier League janë ata të Manchester Unitedit (23%) dhe Newcastlet (17%).