Një turiste femër, rreth 60-vjeç, është mbytur sot det, më konkretisht në plazhin e Radhimës në Vlorë.
Edhe pse i është dhënë ndihma e parë nga pushues të rastit, turistja nuk ka mundur të mbijetojë.
Më datë 03.09.2017, rreth orë 11: 05, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një shtetase.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga vetifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, ende e paidentifikuar e cila është futur në det për t’u larë dhe ka humbur ndjenjat.
Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.