Gjendje e rëndë në Radhimë, pronarët përplasen me policinë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Është përshkallëzuar situata në Radhimë, aty ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje.

Nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al shihet një situatë e rëndë, ku pronarët janë përplasur me inspektorët e IKMT dhe policinë.

Në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë, ndërsa dëgjohen teksa pronarët kanë shpërthyer në të shara dhe ulërima.

Banorët nuk lejojnë të prishen objektet, pasi pretendojnë se nuk ka plan dhe prishjet janë selektive.

Duke filluar nga Lungomarja deri në Orikum, IKMT-ja ka planifikuar të shembë rreth 60 ndërtime të paligjshme. Kjo ndërhyrje do të mundësojë zgjatimin e bulevardit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme