“Drejtësi për Arlindën” Protestuesit marshojnë drejt qeverisë

Prishtinë | 31 Tet 2026 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Në qendër të Prishtinës sërish është mbajtur protestë për Arlinda Zekajn.

Aktivistë të shumtë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore u solidarizuan me familjarët e viktimës, duke kërkuar llogari nga shteti për tragjedinë që ndodhi në Vitomiricë të Pejës.

Protestuesit marshuan drejt qeverisë ku, rëndom si ditët që lëmë pas, kërkuan dorëheqjen e ministrave Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra të dielën e 25 tetorit, nga kunati i saj.

Jo pak herë, ajo kishte kërkuar nga policia, prokuroria e gjykata që ta mbrojnë nga bashkëshorti dhunues.

Të ngjashme