Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur shqiptare, Elina Duni, po rikthehet fuqishëm me një album të ri muzikor.
Albumi i saj i ri solo titullohet ”Partir” ndërsa Radio Kombëtare Zvicerane, ka përgatitur një event të veçantë transmetimi për promovimin e këngëtares me rastin e lansimit të këngëve të saj më të reja.
Për gjithë transmetimin e projektit më të ri të muzikantes shqiptare është përkujdesur gazetari i njohur zviceran Arnaud Robertin për të cilin vet Elina Duni ka shprehur mirënjohje.
Brenda ”Partir”, ka këngë në gjuhën shqipe, melodi të cilat janë dhe duke u transmetuar në radio kombëtare të Zvicrës.
”Partir” mund ta keni në duart tuaja nga 13 prilli në Zvicër ndërsa në pjesën tjetër të Europës dhe SHBA-së, mund ta gjeni atë nga 27 prilli.