Radman: Modeli kroat i Asociacionit është i bazuar në Kushtetutë dhe mund të shërbejë si shembull për Kosovën

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 10:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se modeli kroat i rregullimit të pakicës serbe mund të shërbejë si shembull edhe për Kosovën.

Pas takimit me homologen kosovare, Donika Gërvalla, Radman shtoi se qëllimi i vizitës në Kosovë është forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët për modelin për Asociacionin, sipas shembullit të Kroacisë që e kishte përmendur kryeministri Albin Kurti, Radman deklaroi se Kroacia e mbështet çdo marrëveshje mes palëve që çon në rregullimin e raporteve, porse i mbetet Kosovës që të vendos për këtë çështje.

Në konferencën e përbashkët për medie me kryediplomaten kosovare, Radman tha se ky model ka pasur sukses në Kroaci, por se varet nga shtetet sa mund të zbatohet tek sistemet e tjera.

“Më vjen mirë që Kroacia merret si model, natyrisht është bukur të dëgjohet. Kroacia ka arritur të gjitha prioritetet e saj në politikën e jashtme. Qëllimi i sotëm këtu është forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Është me rëndësi stabiliteti rajonal dhe dialogu brenda shteteve të Ballkanit. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes Kushtetutës dhe ligjeve për të drejtat e pakicave dhe ndoshta mund të shërbejë si model”.

“Ky model ka rezultuar me sukses, por ekzistojnë model të shumta në botë, por sa mund të përshtatet varte edhe nga shtetet. Kjo është çështje e brendshme, por ne e mbështetshim çdo rezultat, çdo marrëveshje dhe Kroaci vetëm mund ta mbështes çdo qasje që ka synim marrëveshje ku të dyja palët janë të kënaqura. Unë do ta lë me kaq: Në Kroaci të drejta e pakicave janë të mbrojtura, kjo mund të jetë shembull shumë i mirë”.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë e ka përshëndetur vendimin e fundit të këshillit të Ministrave që e ka votuar dhe mbështetur aplikimin për anëtarësim në Këshilli e Evropës. “Mendojmë që ky do të jetë një hap i madh për Kosovën anëtarësimi në Këshillin e Evropës”.

Ai ka pasur dhe një kërkesë nga Kosova për të ndihmuar komunitetin kroat, që jeton në Janjevë.

“Në takim kemi përmendur gjithashtu edhe rëndësinë e mbetjes së një kolonie të vogël prej diku 150 njerëzve që jetojnë në Janjevë, e që bëhet fjalë për një komunitet të varfër të cilëve duhet të ju ndihmojmë. Të bëjmë përpjekje që të ofrojmë sigurinë e tyre personale dhe të pronës së tyre”.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se asnjë Asociacion që shkel kushtetutën e Kosovës nuk është zgjidhje.

“Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë, dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, tha Gërvalla.

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe, i cili mbledh komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është modeli të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë si propozim në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme