Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim zyrtar diplomatin danez Peter Sorensen, i emëruar si Përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë takim, Kryetari Rafuna ishte i shoqëruar nga Arian Zeka, Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe Emrush Ujkani, Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë.
Gjatë diskutimit, u trajtuan çështje kyçe që lidhen me integrimin e Kosovës në tregun rajonal, sfidat që përballin bizneset në shkëmbimin e mallrave, si dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja. Kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimit të kushteve për një mjedis më të favorshëm për investitorët.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave që hasin bizneset dhe në avancimin e përpjekjeve për një integrim më të thellë ekonomik të vendit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.