Rafuna: Reformat në Doganë rezultuan të suksesshme

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 17:35 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna, priti në orët e pasdites ushtruesin e detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran. Kjo vizitë shërben për të njoftuar EULEX-in me arritjet e Doganës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në një model për agjencitë e tjera.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm, Rafuna theksoi se reformat e ndërmarra gjatë dy viteve të fundit kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kanë ndikuar direkt në performacën dhe në të hyrat e mbledhur nga Dogana.

“Tanimë ne jemi mbi 70 milionë euro më shumë se viti i kaluar apo 17% më shumë. Gjithashtu, dogana ka bërë progres të jashtëzakonshëm në përmirësimin e klimës së biznesit, duke krijuar mundësi të barabarta dhe lehtësuar shumë procedurat doganore për bizneset legjitime, ky sukses nuk do të arrihej pa bashkëpunimin me EULEX, i cili gjatë këtyre viteve ka qenë me mandat të caktuar në Doganën e Kosovës”, ka theksuar Rafuna.

Ushtruesi i detyrës së EULEX-it, Bernd Thran, vlerësoi zhvillimet e Doganës dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar me bashkëpunimin në kuadër të rolit të ri të EULEX-it në Kosovës.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme