Rahoveci formon shtabin komunal për korrje-shirje

Rahovec | 29 Qer 2017 | 09:47 | Nga

Që të mos ketë probleme në rrjedhën e korrje-shirjeve, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2017.

Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë me përcjelljen e korrje-shirjeve në teren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj.

Pika tre e vendimit, obligon shtabin Komunal që me kohë të njoftoi kryetarin e komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raport kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme