Rahoveci ndalon hedhjen e fishekzjarreve, gjobë 100 euro për shkelësit

Prishtinë | 18 Dhj 2024 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar vendimin për ndalimin e hedhjes së fishekzjarreve nga data 20 dhjetor deri më 10 janar, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim ka për qëllim të sigurojë rendin dhe sigurinë publike gjatë periudhës festive, duke minimizuar rreziqet e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve.

Sipas vendimit, çdo individ që nuk e respekton këtë rregull do të përballet me një gjobë prej 100 euro.

Të ngjashme