Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë ditës së mërkurë dhe që janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, nuk kanë paraqitur probleme të mëdha për qarkullim nëpër të gjitha rrugët e Komunës së Rahovecit, raporton Ekonomia Online.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se nga informacionet të cilat i kemi nga tereni, të gjitha rrugët të cilët janë nën menaxhimin e Komunës janë të kalueshme, dhe kompania e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror, është në teren me gjithë makinerinë të cilën e posedon dhe në vazhdimësi është duke u bërë pastrimin e borës.
Drejtori Behra, porosit të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.