Rahoveci shënon trend pozitiv të arkëtimit të tatimit në pronë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 12:09 | Nga

Autoritetet lokale të Rahovecit kanë raportuar për trend pozitiv të arkëtimit të hyrave vetjake në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, Komuna e Rahovecit, në tremujorin e parë të këtij viti ka arkëtuar 12 mijë euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat në këtë drejtim janë publikuar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi.

Nga kjo tabelë e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të Rahovecit, shihet qartë se 3- mujori i parë i vitit 2018 i krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, karakterizohet me një trend pozitiv të rritjes së të hyrave nga tatimi në pronë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme