Rahoveci formon dy komisione për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 12:26 | Nga

Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike të cilat kanë rënë që nga fillimi i kësaj jave, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka formuar dy komisione për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Komisionet të cilat janë formuar nga ana e kryetarit të Komunës janë: Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në lëmin e bujqësisë dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare dhe amvisëri.

Anëtarët e komisioneve janë të obliguar, që menjëherë të dalin në teren dhe vlerësimet t’i bëjnë në mënyrë profesionale, të drejtë, të paanshëm dhe të hartojnë raporte me shkrim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme