Kuvendi Komunal i Drenasit sot në një mbledhje solemne ka shpallur “Qytetar Nder të Komunës”, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj, që ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se ndarja e këtij çmimi për Wieland është nder për popullin e Kosovës.
Ai ka falënderuar Wieland që ka ndarë kohën që të vizitojë Kosovën duke siguruar mbështetje për rrugën evropiane për shtetin më të ri në Evropë.
“Shpallja qytetar nderi i Komunës së Drenasit, sot nuk e nderon vetëm zotin Rainer Wieland, por na nderon gjithë neve si Kosovë. Kosovarët kanë respekt të madh për popullin gjerman dhe përveç kësaj ne jemi evropian”.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Wieland për angazhimin e tij për qytetarët e Drenasit.
“Sot jam qytetari më krenar i Dreansit, duke iu pasur edhe juve qytetar nderi. Kosova tash më është e lirë, Drenasin do të bëjmë qytetet ky qytetarët kanë mundësi të bëjnë jetë dinjitoze. Ju e dini se në Drenicë filloi lufta e Kosovës, por pa ndihmën tuaj nuk do të mund të ishim të lirë”.
Kryetari i Drenasit po ashtu tha se ata presin që BE-ja t’i hapë dyert për liberalizimin e vizave, duke i kërkuar atij që të bëjë çmos bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, për ta ndihmuar popullin e Kosovës drejt BE-së.
“Ne presim që të hapen rrugët për neve me liberalizimin e vizave. Unë kam besim të madh tek ju se do të bëni më të mirën e pamundshme për ne qytetarët e Kosovës”.
“Ju lus që të përdorin autoritetin tuaj që qytetarët e Kosovës të mos mbesim të izoluar. Mos ma merrni për të keq, por bëni qa sa të mundeni që t’i bashkohemi vlerave që ndërtojnë gjermanët dhe popujt tjerë të Evropës”.
“Ne do të vazhdojmë ta zbatojmë ligjin, ne po shtojmë konkurushmërin e bizneseve tona, po mbrojmë ambientin. Edhe ne e dimë se mundemi edhe më shumë, por me liberalizimin ju e dini se do të na lehtësonte të pranojmë më shpejt vlerat integruese”.
“Merkel në takim me Thaçin ka kërkuar uljen e korrupsionit dhe luftimin e papunësinë, pikërisht këtë jemi duke e bërë edhe në Drenas, që nga dita e për që populli më besoi detyrën”.
Ai ka falënderuar Wielend për strehimin e kosovarëve gjatë luftës në shtetin gjerman, raporton EO.
“Ju i takoni një grupimi të madh politik një ekipi dominant. Te ju kemi gjetur mbështete sidomos të Merkel për rrugën tonë për integrim”.
Wieland, në një fjalë rasti pasi morri çmimin, tha se ndihet i nderuar e mbivlerësuar. Ai shtoi se nga sot është obliguar për të intensifikuar punën për këtë komunë.
Kurse sa i përket kërkesë së Lladrovci për ndihmë lidhur me liberalizimin e vizave, ai ka përsëritur se nuk mund të jap as një datë e as premtoj asgjë ngase kjo është në dorën e shteteve të BE.
“Unë e di që ju ndiheni padrejtësisht të trajtuar, të trajtuar jo korrektë. Por mund të sigurojë që atë që ka mundësi do të bëjë, por nuk mund të premtojë asgjë, as që do të ndodh shpejtë e as ndonjë datë”.