Raiola ia ofron Milanit ish-yllin e Juventusit

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i njohur, Mino Raiola, po provon një lëvizje surprizë për të dërguar 20-vjeçarin Moise Kean te skuadra e Milanit.

Sulmuesi italian dështoi tek Evertoni duke mos arritur të kthehet në titullar dhe të lërë gjurmë.

20-vjeçari bëri mirë në Serie A te Juventusi dhe torinezët e shitën në Angli. Raiola synon që të rikthejë të riun sërish në elitën e futbollit italian.

Milani po punon për rinovimin e Zlatan Ibrahimovicit, por nga krahu tjetër ka dëgjuar dhe propozimin e Raiolas për sulmuesin.

Evertoni i kërkon 22.5 milionë euro për shërbimet e Kean.

Raiola kërkon një huazim njëvjeçar me të drejtë blerje. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Milanit do të kenë mundësi të vendosin pas sezonit të parë.

Të ngjashme