Rajoy: Ka filluar procesi i shpërndarjes së Parlamentit të Katalonjës

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 10:29 | Nga

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij e ka filluar procesin e marrjes së kontrollit direkt në rajonin e Katalonjës, pastaj e ka shpallur të “pavlefshëm” votimin për pavarësi, i ka shkarkuar liderët e saj dhe formalisht e ka shpërndarë parlamentin rajonal.

Shpallja e zotit Rajoy u bë disa orë pasi Parlamenti i Katalonjës e ka shpallur pavarësinë, ndërsa qeveria qendrore në Madrid, menjëherë i ka filluar hapat për imponim të sundimit direkt ndaj këtij rajoni autonom.

Kryeministri Rajoy në fjalimin e transmetuar direkt në televizion, pas një seance të jashtëzakonshme të mbrëmshme të Këshillit të ministrave, tha se zgjedhjet e reja në Katalonjë do të mbahen më 21 dhjetor, me qëllim që të “kthehet legjitimiteti” i qeverisë rajonale atje.

Ai theksoi se deklarata e pavarësisë e Katalonjës paraqet “rrëmbim” dhe është përpjekje për “vjedhje” të një pjese të territorit që i takon “ mbetjes të Spanjës”.

Zoti Rajoy ka vlerësuar, po ashtu, se dita e djeshme ishte “ditë pikëllimi” e shkaktuar nga “mungesa e arsyes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme