Javët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të të shëruarve në vendin tonë. Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 99 raste të reja e 152 pacientë të shëruar
Pas disa muajve në Kosovë numri i personave të rezultuar pozitiv me Covid-19 ka rënë nën 100. Për këtë shifër, mikrobiologu Lul Raka thotë se kanë ndikuar shumë faktorë.
“Rreth çështjes së rasteve të reja kanë ndikuar disa faktorë që nga vendosja e maskave, higjiena, ditancimi, inspektimet më të shpeshta. Ky trend mund të vazhdojë. Ta presim shtatorin të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, thotë Raka.
Megjithëkëtë në një bisedë për Express, Raka ka thënë se numri i vdekjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.
“Lajm i mirë është lajmi për uljen e rasteve, por lajm i keq është numri i vdekjeve që po ndodhin brenda 24 orëve në Kosovë”, thotë Raka.