Rakiq refuzon ftesën, Edita Tahiri pi kafe vetëm me Bahtirin në veri

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 13:47 | Nga

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në këto momente bashkë me ministren për Dialog, Edita Tahiri i kanë vizituar punimet mbi urën e Lumit Ibër.

Tahiri me rastin e vizitës ka thënë se së shpejti qytetarë e Mitrovicës do t’ia shohin hajrin të mirave.

”Gjërat e mira vinë ngadalë, ky është vetëm fillimi i gjëra e të mira’, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë që kreu i Mitrovicës jugore Agim Bahtiri ka ftuar për kafe edhe kreun e Mitrovicës veriore, Goran Rakic. Por ky i fundit i ka refuzuar ata duke thënë se është i zënë në mësim.

Ata bashkë me ministren Tahiri kanë zhvilluar përmes telefonit derisa kanë qëndruar në kafiterinë “Dolce Vita”. Gazeta Fjala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme