Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, edhe më tutje insiston që Mitrovicës Veriore t’i takojë e gjithë rrjedha e lumit Ibër si dhe disa fshatra shqiptare, ndërkaq ai i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, këmbëngul që kufiri të definohet sipas Pakos së presidentit Ahtisaari. Për t’i bindur ta firmosin memorandumin nuk kanë arritur as Qeveria e Kosovës e as BE-ja
Paraardhësi i shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, slloveni Samuel Zhbogar, gjatë një takimi që kishte pasur me kryetarët e Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiq, në Zyrën e BE-së në Prishtinë për çështje të kufirit kishte kërkuar që ai të definohet ashtu siç kërkonte Goran Rakiq, në atë mënyrë që e gjithë rrjedha e lumit Ibër t’i takojë Mitrovicës së Veriut si dhe që gjysma e Suhadollit, që sipas Pakos së Ahtisaarit i takon Mitrovicës së Jugut, të kalojë në Mitrovicën e Veriut.
Burime të gazetës “Zëri” përbrenda atij takimi kanë thënë se në ato moment kishte shpërthyer kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili kishte kërkuar përfundimisht që kufiri administrativ në mes të dy Mitroivcave të definohet ekskluzivisht me Pakon e Ahtisaarit.