Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe Listes Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të përsëritet ajo që ndodhi më 26 mars në veri – arrestimi i Marko Gjuriq.
“Nuk mund të poshtëroni, të mos përfillni njerëz dhe të prisni që ata të mos mbrohen”.
“Përfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që ta ndihmojnë Brukselin dhe Prishtinën që ta ruajnë fytyrën deri më 19 prill, që të nisin formimin e Asociacionit të komunave serbe, ose ne do ta bëjmë vetë”, ka thënë Rakiq për Politics, përcjell Klan Kosova.
Lista Serbe u ka dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës për ta formuar Asociacionin, përndryshe më 20 prill siç kanë njoftuar ata do ta bëjnë vetë atë.
Sa i përket arrestimit të Gjuriqit nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, Rakiq ka thënë se ai nuk ka qenë arrestim por kidnapim.