Rakiq hyn në listën e “margaritarëve” ballkanas – bën hapjen solemne të kontejnerëve në veri

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 10:05 | Nga

“Kjo është një dëshmi se po nis një epokë e re e menaxhimit të mbeturinave”, tha shefi ekzekutiv i administratës komunale të Mitrovicës së veriut të Kosovës, pasi kryetari Goran Rakiq hapi në mënyrë ceremoniale kutitë për kontejnerët e vendosur në 25 vende në të gjithë qytetin, duke prerë shiritin e kuq, shkruan e përditshmja kroate “Jutarnji List”.

Ceremonia simbolike u mbajt në qendër të qytetit, ndërsa kryetari i komunës tha se me instalimin e kutive të reja për kontejnerë mundësohet bartja më e lehtë e bërllokut, duke kujtuar se ky është vetëm një prej projekteve në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e BE-së, transmeton Koha.net.

“Nga tubimi i sotëm është me rëndësi të dërgojmë vetëm një porosi – se nuk i kemi dy qytete dhe nëse e lëmë qytetin tonë, s’kemi nga t’ia mbajmë. Nesër nëpër këtë rrugë të Mbretit Pjetër I nuk do të shëtisin njerëz nga Bangladeshi apo Nepali, por ne, mitrovicasit, dhe ajo do të jetë aq e pastër sa ne do të kujdesemi për të”, ka përfunduar Drejtori Ekzekutiv i klubit Rinoro-Arsimor “Sinergija”, Stefan Veljkoviq.

Menjëherë pas publikimit të fotografisë së hapjes së bllokut të kontejnerëve në portalin e “Radio Kosovska Mitrovica”, shpejt u shpërnda në Twitter ku ky veprim i politikanëve, është pak të thuhet, nervozoi qytetarët.

Ky, megjithatë, nuk është “margaritari” i parë në Ballkan. Rreth një vit më parë, në disa vendbanime të Beogradit, u vendosën 280 kontejnerë, ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit, Palilula Aleksandar Joviçiq, me këtë rast mblodhi gazetarët për të thënë se kontejnerët e rinj “do të zbukurojnë qytetin”, dhe me këtë rast ishte fotografuar përskaj tyre dhe menjëherë u bë cak i shakave në rrjetet sociale.

Në Twitter përkujtuan se në vitin 2016, në Kralevën serbe, u bë hapja ceremoniale e një semafori, ndërsa një kryetar tjetër i mëhershëm kishte bërë hapjen ceremoniale të një çezme.

Por, “Jutarnji list” thotë se rekordin e pamposhtshëm të budallallëkut në hapje ceremoniale megjithatë e mban qyteti i Bosnjës, Sarajlije, i cili në vitin 2016, solemnisht hapën disa metra trotuare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme