Kryetari i i Listës Serbe, Goran Rakiq hodhi poshtë spekulimet dhe përsëriti qëndrimin e kësaj partie se nuk do të mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës dhe tha se nuk kishte negociata të mëtejshme mbi Asociacionin e Komunave Serbe, formimi i të cilës pritet.
“Formimi i Ushtrisë së Kosovës kërkon ndryshime kushtetuese që kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të komuniteteve pakicë, të cilat janë votat e të nëntë deputetëve dhe të parlamentit provincial dhe serbët nuk do të japin ato vota, dhe ky veprim është dënuar me dështim”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.