Ndryshimi “i madh” që arriti të nxjerrë Kurti: “Zajednica” tani pritet të quhet “Komunat vetëqeverisëse”

Prishtinë | 23 Shk 2023 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka thënë se në dialogun mes palës kosovare dhe asaj serbe, pretendohet se ka pasur diskutim për emrin e asociacionit, që siç tha pritet të quhet tutje ”Komunat vetëqeverisëse”.

”Këtë lloj emri pritet me pasë, ky asociacion, ky lloj pushteti. Dhe sepse tingëllon shumë butë”, u shpreh ai në Rubikon.

Tutje theksoi se kryeministri Albin Kurti, çështjet e dialogut dhe marrëveshjeve, nuk i diskuton me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.

”E ka një strukturë të caktuar me të cilët diskuton, por jo me shumë deputetë të cilët nuk jam i sigurt që i njeh mirë se kënd e ka deputet”.

Madje në diskutim me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiun, i replikoi se kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti që ai e kishte njohur në opozitë.

”Asociacioni nuk do të quhet kështu. As Zajednica jo”.

Të ngjashme