Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe komandanti i KFOR-it në veri, Saudan Dominique u takuan sot për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën aktuale të sigurisë në terren.
Në një njoftim për media thuhet se në takim ata ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të shkëmbejmë informacione si më parë, në mënyrë që të ruajmë paqen në terren”, thuhet në deklaratën e zyrës së Rakiqit, transmeton Klan Kosova.