Ivan Rakitic është i hutuar me gjendjen në të cilën ndodhet momentalisht në Barcelonë, duke thënë se dëshiron të luajë më shumë dhe se nuk ka vend më të mirë për ta ërë atë se te gjiganti i La Ligës.
Përfaqësuesi i Kroacisë i bëri vetëm paraqitjen e dytë titullar në La Ligë këtë sezon dhe të parën që prej shtatorit të dielën në fitoren 1:0 kundër Atletico Madridit, transmeton Gazeta Express.
Rakitic, i cili luan në Barçë që prej vitit 2014, thotë se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou nëse i ofrohet mundësia për të luajtur më shpesh.
“Nuk e kuptoj këtë gjendje sepse dua të luaj. Nëse luaj, atëherë nuk ka vend më të mirë se Barça”, tha Rakitic.
“Pata thënë se ma kanë marrë topin për të treguar se sa shumë e dua futbollin. Gjithçka që dua është ta shijoj atë që e bëj më së miri, sepse ende kam shumë për të dhënë”, shtoi ai.