Dy vajza binjake erdhën në jetë sot në Spitalin “Koço Gliozheni”, pas 10 vitesh përpjekje nga prindërit, falë trajtimit IVF në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, një shërbim i mbështetur nga buxheti i shtetit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se deri tani, 21 bebe janë lindur në këtë maternitet përmes këtij programi, duke ofruar mundësinë për shumë familje të realizojnë ëndrrën e prindërimit.