Rama diskuton me sekretarin e NATO-s për Portin e Ri të Durrësit: Aleanca do të angazhohet për terminalin ushtarak

Prishtinë | 24 Qer 2025 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Hagë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë“, shkruan Rama.

Në qendër të samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

Të ngjashme