Rama: Do të jem në qeveri deri më 2029

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbajtur konferencë për media këtë të mërkurë.

Rama adresoi situatën ekonomike në Shqipëri.

Ai përmendi zerimin e Tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim-fitimin për biznesin e vogël.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte se duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Rama u shpreh se biznesi i vogël “do të jetë drita e syve të qeverisë tonë deri në 2029-tën”.

Kështu, si pa e kuptuar, ai shprehu hapur synimin për vazhdimin e qeverisjes deri në vitin 2029, shkruan Abcnews.al.

Ndër të tjera, Rama u shpreh:

“E vërteta është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion. Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë. Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029”.

Të ngjashme