Me rastin e Ditës së Tokës, Komuna e Prishtinës ka organizuar pastrimin e Tullëtores. Ky aksion u realizua së bashku me FSK-në, Zjarrfikësit dhe Policinë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, tha se duhet të shfrytëzohet ky moment e të pastrohet kryeqyteti.
Ai ka thënë se pastrimi i Prishtinës po bëhet për një arsye më shumë pasi që në kryeqytet do të vijnë më shumë se 100 mijë turistë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës
“Siç e dini që e kemi edhe Manifestin është një manifest në nivel komunal të kryeqytetit ku do të vijnë më shumë se 100 mijë turist të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës do të kemi më shumë se 2000 gazetar nga gjitha vendet e ndryshme të botës. Prandaj duhet ta transformojmë dhe ta pastrojmë Prishtinën”.
“Së bashku me zjarrfikësit, policinë, FSK-në kemi filluar pastrimin e deponive ilegale e hapësirave publike. Lus të gjithë qytetarët qe ta mbajnë pastër për vetën tonë, për rinin tonë, për vendin tonë, për çdo pjesëtarë të kryeqytetit. Edhe kompanive publike ju bëjë thirrje me i hedh në deponi, i kemi dy deponi tash në Obiliq dhe në Mirash. Vetëm së bashku mundemi me tejkalua problemin e madh që ka Prishtina, vetëm së bashku mundemi me krijua një Prishtinë të mirëfilltë me një të ardhme të shndritshme për të gjithë ne”.
“Ne Asbestin e kemi në kulme të tullëtores, kemi nënshkruar memorandume me FSK dhe jemi në proces tash për me fillua me pas pikat fillimisht për pastrimin e atyre qe janë në tokë pastaj edhe këto fillimisht qe janë nuk janë të rrezikshme por mund të rrezikohen”.
Bekim Bislimi- Komandant stacioni policor në Veri në stacionin policorë në Vranjevc tha se Policia e Kosovës do të përkrahë çdo iniciativë të komunës për të mirën e kryeqytetit dhe vendit.
“Në bashkëpunim edhe me pjesëmarrësit e tjerë sot kemi marr iniciativën me kuvendin komunal për pastrimin e qytetit. Sigurisht edhe Policia e Kosovës përkrah dhe mbështet tash dhe gjithmonë çdo iniciativë”.
Latif Zeka komandant i brigadës të zjarrfikësve të Prishtinës tha se do të jenë gjithmonë të bashkuar me FSK-në dhe policinë në çdo iniciativë.
“Falenderoj FSK-në dhe policinë qe jemi gjithmonë së bashku dhe e bëjmë dhe do të bëjmë atë që gjithmonë duhet”.
Gjenerali i FSK-së, Naim Haziri tregoj se i përgjigjen gjithmonë çdo iniciative në nivelit lokal, coftë e nivelit qendrorë për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Kosovës.
“Ne i përgjigjemi dhe do to përgjigjemi çdo iniciative apo kërkese coftë e nivelit lokal, coftë e nivelit qendrorë për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Kosovës. Nëse e duam një qytet të pastër ne duhet ta ruajmë atë. Institucionet janë ato që edhe reagojnë kur ndodh diçka por nëse duam ta kemi një qytet të pastër duhet ta ruajmë atë”.