Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të vijë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.
Ai tha se është krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por e potencoi se draft-statuti i pranuar për Asociacionin është ai i BE-së.
Këtë Rama e tha pasi në disa media në Shqipëri është raportuar se drafti që kanë pranuar Kurti e Vuçiq është ai që ka propozuar Rama.
“Nuk do të mund të isha më për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë e të vazhdueshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar Rama në anglisht në rrjetin social “X”.
Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”./Express/
I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023
🇦🇱Albania will…