Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të dielën se numri i turistëve francezë në Shqipëri që nga janari deri në korrik të këtij viti, është dyfishuar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai ka njoftuar se 38.915 turistë e kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtyre muajve, ndërsa nga janari deri në korrik të vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 19.184 turistë nga Franca.
Këto shifra Rama i dha derisa ndau shkrimin e Laurence Depoux për gazetën e njohur franceze “Femina”.
“Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra”, shtoi Rama.