Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta që të filloj mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë një pritje të lartë shtetërore kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Që të dy bashkërisht janë duke parakaluar para gardës ceremoniale, raporton Ekonomia Online.
Takimi zyrtarisht pritet të filloj në orën 16:00, ndërsa pritet të bëhet nënshkrimi i plotë i 12 marrëveshjeve për diasporë, turizëm, bujqësi, ekonomi, kulturë e politika të jashtme.
Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Flamurit. Ndërsa menjëherë pas takimit pritet edhe një konferencë e përbashkët për medie.