Rama: Faleminderit për këtë dashni të madhe, e dashura Prishtina ime

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka falënderuar qytetarët për rezultatin e zgjedhjeve në raundin e dytë, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit për këtë dashni të madhe, e dashura Prishtina ime, qyteti i zemrës sime. .. kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës, Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojna bashkë, sepse Prishtina është qytet që kërkon mundësi e jo lëmoshë, qytet ku politika hap rrugën zhvillimit. Prandaj, sonte vazhdojmë marrëveshjen e besimit ndërmjet nesh. Do të punojmë me gjithë zemër për secilin qytetarë”, ka thënë Rama.

Të ngjashme