Rama ftesë Bashës: Ulu në dialog

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:11 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që të ulet në tryezë dhe përmes dialogut të zgjidhen mospajtimet.

“I bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës dhe i them mos ki frikë nga dialogu, mos vazhdo të ecësh qorrazi në një marshim që e çon në humnerë Partinë Demokratike dhe çon tymnajë për atdheun tonë”.

Kjo është deklarata  e kryeministrit Edi Rama.

“Mos na turpëro duke sulmuar miqtë dhe partnerët e këtij vendi, me gjuhën vulgare dhe mos e pengo më luftën tonë të përbashkët të një populli me luftën tënde për pushtet”, tha Rama, duke kërkuar nga Basha që të mos pengojë Vettingun dhe rrugën evropiane të Shqipërisë.

Ai e ftoi kreun e opozitës që të ulet në tryezë dhe t’i përcaktojë vetë modalitetet.

“Ka kaluar Shqipëria kriza të rënda, por kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë ku populli s’është fare pjesë, ku krizën e provokon një elitë e korruptuar politikanësh, pushtetarësh e analistësh”, tha ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme