Rama: Gjashtë milionë euro për efiçiencë energjetike në 20 ndërtesa në kryeqytet

Prishtinë | 17 Dhj 2025 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet.

Rama u shpreh se me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojnë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane.

“Sot nënshkruam kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet. Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojmë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme