Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, Jens Erik Grøndahl, Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Shumë i lumtur t’i dhuroj “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit norvegjez Jens Erik Grøndahl, për të gjithë mbështetjen që Norvegjia nëpërmjet tij ka dhënë dhe vazhdon të jap për Prishtinën”, deklaroi Rama.
Me këtë rast, Ambasadori Grøndahl falënderoi për këtë vlerësim kryetarin Rama dhe u shpreh se do ta vizitojë përsëri Prishtinën pavarësisht se përfundon misionin e tij në Kosovë.