Rama ia dorëzon “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Bullgarisë

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 15:57 | Nga Erolinda Suhogerlla Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ia ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, raporton Ekonomia Online.

Radev u shpreh i nderuar me këtë çmim, duke thënë se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojnë në shumë fusha.

Ai tha se Kosova e Bullgari përveç që janë të lidhur gjeografikisht, historikisht e kulturalisht, ato ndajn edhe sfidat e njëjta.

“Zotëri kryetar, e pranoj këtë çelës për mua dhe qytetarët bullgarë, dhe besoj që ky çelës nënkupton që nuk jemi të lidhur vetëm gjeografikisht, historikisht e kulturalisht mirëpo edhe nga sfidat për të cilat gjatë së ardhmes mund të punojmë e ti zgjedhim ato”.

“Unë iu ftoj që ju të na vizitoni në kryeqytetin tonë, Sofianë dhe të diskutojmë për të gjitha mundësitë e një bashkëpunimi më të mirë për qytetarët tanë”, tha ai.

Përderisa kryetari Rama tha se dhurimi i “Çelësit të qytetit” i është ndarë presidentit Rumen Radev, si shenjë miqësie.

“Zotëri president është shumë kënaqësi dhe nder të ju jemi juve këtu sot, faleminderit për kohen e ndarë qe te vizitoni sot komunën e Prishtinës. Një shenjë të miqësisë dhe prezencës suaj sot këtu ne do të donin tua dhurojmë juve “Çelësin e qytetit”, i cili i hap të gjitha dyert e qytetit dhe jo vetëm, madje edhe zemrën e njerëzve të Prishtinës e Kosovës”, tha ai.

Paradite presidenti bullgar është pritur në takim nga homologia Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme