Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish nga Shkupi refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u takuar me të pa bërë mbledhje midis dy qeverive. Rama ka bërë ironi duke theksuar se nuk i kishte bërë kërkesë për takim Kurtit, por ky i fundit ka refuzuar paraprakisht duke menduar se do t’i bëhej një ftesë e tillë.
“Ka refuzuar të takohet me mua? Po unë s’i kam kërkuar takim. Ka refuzuar paraprakisht duke menduar se unë mund t’i kërkoja takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s. ”, tha Rama.