Rama: Jemi gati për dialog, por PD është në krizë nervore

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 20:04 | Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur jashtë sallës së parlamentit, duke hedhur akuza kundrejt PD-së, e cila edhe sot nuk ishte prezentë në kuvend, për të votuar anëtarët e dy komisioneve të Vettingut.
Rama i ka bërë deklaratat fill pas një takimi që ka patur me aleatin e tij Ilir Meta.

Rama është shprehur se puna për të gjetur një dialog me opozitën do të vijojë, por nëse qëndrimi i demokratëve do të jetë njësoj si deklaratat se Ministri Gjerman dhe BE janë të painformuar për situatën politike në vend, atëherë zgjidhja do të jetë e largët. Sepse, ashtu siç tha dhe Rama, kjo do të tregonte mungesën e një krize politike dhe dukshëm ekzistencën e një krize nervore të PD-së.

“Ne kemi rakorduar që do të vazhdojmë të bëjmë cdo përpjekje për të gjetur zgjidhej dhe ër të kërkuar cdo hapësirë për gjetjen e dialogut, në të cilën frika e madhe e mishëruar në personazhin e kryetarit të PD-së, deri më tani e ka të pamundur.

Vendimi ynë për tju drejtuar PPE-ve, për të lehtësuar komunikimin me PD-në është dëgjuar pozitivisht dhe shpresojmë shumë që ti jepet mundësia Partive Popullore që të dëjohen, sepse në fund të fundit, nëse PD do të sillet me PPE-të ashtu si PD është sjellë me ne, atëherë do të jetë e pamudnru.

Por kur dëgjon se Ministri i Gjermanisë na qenka i painformuar, si dhe Bashkimi i Painformuar Europian, atëherë është realisht e vajtueshme dhe ne nuk jemi në një krizë politike, por në një krizë nervore të PD-së.”-tha Rama.

Në lidhje me bojkotin e opozitës për votimin e emrave të tyre në dy komisionet e vettingut, Rama tha se PD po e ndan për së gjalli vendin nga Europa.

“Ata që janë ngujuar në çadër janë ty nga frika nga drejtësia. Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që përkojnë me një aspiratë çerekshekullore të këtij populli për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve të korruptuar dhe për ta kthyer në drejtësi evropiane, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi me moton “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”, po i vë vetes.

Një gjë është shumë e qartë; që mos kryerja e procesit të vettingut cenon rëndë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vonon uljen në tryezën për të negociuar anëtarësimin.

PD është gati për të na ndarë për së gjalli nga Evropa ku duam të jemi pjesë vetëm për t’u shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kosure për të larë në një shtet të së drejtës. Vettingu mund të vonohet, por pastrimi i pallatit të drejtësisë nuk ndalohet dot. Vendosja e të gjithëve përpara drejtësisë si qytetarë të barabartë nuk ndalohet dot.”-tha Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme