Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do ta padisë ish-kryeministrinë Ramush Haradinaj, për akuzat se ai me Thaçin dhe Vucicin kanë marrë 10 miliardë euro për ta ndarë Kosovën.
Rama ka thënë se ai është akuzuar nga një politikan gënjeshtar dhe do ta padisë në Gjykata e Kosovës, ai tha se nuk i ka bërë kurrë presion Haradinaj ta heqë taksën.
“Unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes dhe në Gjykatat e Kosovës zotëria (Ramush Haradinaj) do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis mes meje, presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Vucic”, tha Rama, në emisionin “Opinion”..
“Një gjë di të them këtyre lloj të politikanëve (Ramush Haradinajt) bravo ju çoftë, që gjejnë dhe bëjnë ju them unë, dmth që t’ju thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin mes këtyre treve që ranë dakord që të ndanin Kosovën dhë të marrin akoma vota, ata që votojnë për këtë lloj politikë bravo ju qoftë”, tha Rama.
“Është një person për të cilën jam detyruar për herë të parë dhe shpresojë të jetë hera e fundit që të dal publikisht, sepse gënjyu në mënyrë më të paskrupullt pasi jemi kthyer nga Berlini, duke thënë që në Berlin me demek se unë i bëra presion më shumë se të tjerët ta heqin taksën, unë asnjëherë nuk i kam thënë, unë vetëm i thash Ramush kjo që po të propozon Emannuel Macroni të vjen vetëm një herë, nuk vjen dy herë”, tha Rama.
“Ky sot kishte mundur t’i jepte popullit të vet liberalizimin e vizave, sepse Macron në Berlin në sytë tim, në prani të Merkelit, Thaçit, Vuçiqit, Bërnabiqit i ka thënë shprehimisht, Ramush më jep katër muaj që unë e Merkel të futemi në proces të dialogut dhe t’i pezullo taksën, nuk i ka thënë askush hiqe, Serbia të ndalë tërheqjet e njohjeve dhe pas katër muajve nëse pas 4 muajsh asgjë nuk do të ndodhë, pra do të dështon gjithçka, unë do heq veton dhe Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave, unë i thash merre këtë”, tha Rama.