Rama letër Macronit e Scholzit, kësaj radhe për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se i është drejtuar me një letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel lidhur me shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo letër ka në thelb domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete, natyrisht duke iu drejtuar Macronit dhe Scholzit, si kombarët e planit franko-gjerman me mbështetjen e ShBA-së që plani franko-gjerman të zbatohet domosdo.

“Pardje i kam nisur një letër të dytë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit të Këshilit Evropian, Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e e një shtyse të re konkrete, si kombarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e SHBA-së që plani franko-gjerman të zbatohet domosdo”, ka thënë Rama.

Rama ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga forcat serbe.

“Pa u kthyer në shtëpi ata tre policë nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit”, ka thënë Rama.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Të ngjashme