Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbledhur ekspertët për të analizuar testin në komunikacion që u bë gjatë ditës së sotme.
Në një fotografi ai shihet edhe me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj në orët e vona për të diskutuar për Task Forcën e Komunikacionit.
Ndryshe Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të shtunën dhe të dielën të bëj testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Kësisoj, sot shtatë rrugë kanë funksionuar si rrugë njëkahëshe.
Testimi i rrugëve njëkahore në qendër të kryqytetit u përcoll me shumë reagime nga shoferët, sipas të cilëve kjo gjë vetëm se po e bën trafikun më të dendur.
Rrugët që po funksionojnë në mënyrë njëkahëshe janë rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Migjeni”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “George Bush” dhe rruga “Eqrem Çabej”.