Rama mbron taksën, Basha e quan regjim vizash për kuksianët

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 08:10 | Nga

Debat fyerjesh ka shoqëruar përplasjen në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, ku u debatua lidhur me taksën e vendosur nga Qeveria për Rrugën e Kombit, shkruan sot Koha Ditore.

Lideri i opozitës, Basha ka akuzuar Ramën se po u vendos regjim vizash kuksianëve, hasjanëve e tropojanëve për të hyrë në Tiranë. Por, kreu i ekzekutivit, Edi Rama, ka mbrojtur taksën e vendosur në Rrugën e Kombit.

“E nëse vetëm kostoja e mirëmbajtjes rutinë dimërore e tunelit, menaxhimit dhe operimit të rrugës shkon në 5.3 milionë euro, atëherë në vend se të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk ka lidhje fare me patriotizmin dhe me interesat strategjike në çdo aspekt, është mirë të thuhet një formulë alternative”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se banorët e Kukësit nuk do të përjashtohen nga tarifa, por brenda 6 muajsh do të hyhet në negociata me koncesionarin për të përcaktuar atë që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë. Sipas Ramës, nuk ekziston në asnjë vend të planetit, një teori që përjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme