Rama me Emergjencat Civile: Shiu nuk ndalet me shpifje dhe fajtorë imagjinarë

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, nga ku tha se shiu nuk ndalet duke tentuar të gjendet një fajtor imagjinar, por duke ndihmuar njerëzit real, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë i ka lodhur ky shi i madh dhe i ftohtë i madh ku nga thjesht pamjet e rrugët e përmbytura, shtëpi të dëmtua po punëve të ndërprera, te vështirësia e qarkullimit dhe deri te dëmtimi i pronave dhe humbjet e gjës së gjallë, krijohet stres, frustrim e në disa raste edhe zemërim. E di që fjala durim mund t’i tingëllojë shumëkujt si një cingërisje tepërt veshësh. Por durimi është i domosdoshme në kushtet çka po përjetojmë nuk është thjesht moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato nuk punojnë hidrovoret, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, si ato nuk kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vunerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane, si ai slogani kronik i çdo gjendje atmosferike të rënduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshëm, këto janë reagime që ushqejnë nervozizëm jo zgjidhje, ushqejnë ndarje jo ndihmë, ushqejnë çorodi e jo siguri. Në situata si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinar, por ndihmohen njerëzit real. Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje dhe teori konspiracioni por për më shumë solidaritet, mbështetje dhe bashkim forcash. Është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë e cila nuk ka prekur thjeshtë Shqipërinë për ndonjë arsye që lidhet me vendin tonë, me ato arsyet që zihet në 700 tenxhere të politikës e mediatike shqiptare, por ka prekur një hartë të tërë”, tha Rama mes tjerash.

Ndonëse ëshë një kuadrat i ri i klimës, megjithatë Rama hedhi edhe kritika për hedhjen e mbeturinave të cilat po e vështirësojnë dhe më shumë kur vendi po përballet me reshjet e shiut, sikurse këto të fundit.

Rama tregoi se gjatë kësaj mbi një mijë banesa janë mbushur me ujë, e 339 persona janë evakuuar.

“Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por do të thotë stinë të çrregullta, sisteme atmosferike më të ngadalta dhe mot më ekstrem dhe më këmbëngulës në ekstremitetin e vet. Ë shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike dhe më shumë përmbytje, është tashmë kuadrati i ri i klimës ku jetojmë dhe nuk është më klima ku jemi rrit. Por patjetër që kur vazhdojmë i hedhim plehrat rrugëve dhe vazhdojmë me ia vënë zjarrin pyjeve, pasojat e gjithë këtij ndryshimi klimatik rëndohet dhe më shumë siç u rënduan më shumë në Shkozecë dhe jo vetëm prej prurjes marramendëse të plastikës së mbledhur rrugëve nga lumenjtë e dalë nga shtrati. Aktualisht në gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve t matura deri së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi, një punonjës i Bashkisë së Durrësit 54-vjeç është gjetur i mbytur pasi është raportuar i humbur një ditë më parë. Deri më tani janë rend vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje. Po ashtu prani e ujit është konstatuar në 13 mijë e 211 hektar tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, si kundër edhe disa qendra shëndetësore apo objekte arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme , deri në 300 milimetra, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit”, shpjegoi Rama.

Kryeministri Rama ka siguruar qytetarët se do të qëndrojnë pranë tyre që jan ëprekur nga këto reshje, por u ka bërë thirrje deptuetëve që të qëndrojnë pranë secilit që po përballet me këtë gjendje.

“Sot dua t’i sigurojë edhe të dëmtuarit e kësaj here, ne do të qëndrojmë në të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik, çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat qoftë për gjënë e gjallë. Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilizimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjitha strukturave të shtetit si dhe e Bashkive do të vazhdojë e pandërprerë deri në kapërcimin e kësaj situate të rënduar meteorologjikë. Dua t’u them gjithë deputeteve të  shumicës qeverisëse të pranishëm në këtë mbledhje, përmes zoom, që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, theksoi Rama.

Të ngjashme