Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Komandanti i FSK-së, në Komandën e Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u prit me ceremoni ushtarake.
Gjatë vizitës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, fillimisht u prit në takim nga ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska e cila shoqërohej nga drejtori i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral majori Zoran Milevski. Gjatë takimit të përbashkët të gjeneral Ramës dhe ministres Shekirinska u bisedua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e suksesshëm në mes dy ministrive.
Komandanti i FSK-së, në Komandën e Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u pritë nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurqinovski. Pas pritjes protokollare të dy gjeneralët zhvilluan një takim pune kokë me kokë.
Po ashtu, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u pritë në takim edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurqinovski, kurse komandanti i FSK-së, gjeneral Rama shoqërohej nga zëvendës ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Flurim Gashi, drejtori i ZMP-së, Ibrahim Shala, koloneli Hasan Hoxha, shef i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në MM dhe major Jaser Mula, asistent ushtarak i Komandantit.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, në fund vizitoi edhe Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”, ku u takua me kadetë të FSK-së, të komuniteteve pakicë që studiojnë pa barriera gjuhësore në këtë akademi. Nga zëvendës shefi Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjeneral majori Azin Nuredini u njoftua për kadetët e FSK-së, për nivelin e angazhimeve të tyre, si dhe për sukseset e treguara.
Vizita e sotme e komandantit të FSK-së, dëshmoi edhe një herë bashkëpunimin e mirë të deritashëm në mes të dy ushtrive. Po ashtu gjatë takimeve të sotme u bisedua edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen në mes të ushtrive të shteteve tona, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.