Kryeministri Edi Rama ka folur nga Puka në lidhje me protestën e PD-së. Rama tha se opozita po tregon forcën duke mbledhur fanatikët e saj që janë ende pjesë e administratës për të sulmuar institucioneve.
Ai shtoi se e djathta do vazhdojë të humbasë, pasi nuk e ka kuptuar ende pse po humbet.
“Duke treguar në Evropë imazhet e vandalizmit mbi godinën e qeverisë dhe duk në një rrugë që është e njohur për të gjithë është një film i parë sa herë që afrohen zgjedhjet ata i afrohen këtij avazi sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet.
Ndërtuan një çadër në mes të bulevardit dhe bëjnë çmos për të penguar zgjedhjet dhe reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo po shkon përpara duke vazhduar një operacion që do të vijojë në një operacion të thellë. Ata sërish i vihen barrikadë drejtësisë dhe përdorin argumente që janë vetëdiskreditues për këdo që ka vesh e dëgjon me veshët e vet e jo me të tyre”, deklaroi Rama.
Gjithashtu kryeministri theksoi se arsyeja pse ata nuk fitojnë dot zgjedhjet është se janë problemi dhe jo zgjidhja.
“Këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja dhe jo problemi, ja kujt shqiptari mund ti besohet kjo? Kujt shqiptari i besohet se këta që flasin për korrupsion janë zgjidhja dhe jo problemi. Arsyeja pse ata nuk fitojnë dot zgjedhjet është se janë problemi dhe jo zgjidhja. Prandaj nuk fitojnë dot zgjedhjet.
Të gjitha këto janë mënyra për t’i ikur ballafaqimit me zgjedhësit. Më e bukura është që flasin për zgjedhjet e shkuara po kush ka harruar që në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri, ata kishin ministrin e Brendshëm, kishin të gjitha institucionet që kërkuan.
Atëherë si u blenë votat nga ne kur në institucione ishin ata? Kur mbaruan zgjedhjet nuk e pranuan rezultatin sepse ata nuk e kuptojnë pse humbasin dhe do vazhdojnë të humbasin sepse nuk e kuptojnë. Dhe ngatërrojnë popullin që vendosin me ndjekësit e tyre që i mbledhin për të bërë demonstrime force.
Shumë keq për ta aspak mirë për vendin, po ne nuk kemi zgjidhje. Detyra jonë është të vazhdojmë kontratën me shqiptarët. Kjo është e gjitha dhe të tjerat janë të gjitha pastaj gjëra të thjeshta për t’u kuptuar sepse ua kam thënë se për sa kohë që mendoni se shqiptaret mund t’i bëni për budallenj, shqiptarët do t’ju lënë aty ku jeni dhe jo vetëm kaq, por do zvogëloheni gjithnjë e më shumë. Në këto zgjedhje apo të 2021 populli shqiptarë do t’i lë aty ku janë ose edhe më pak”, tha Rama.