Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024, i cili po mbahet në Pragë.
Takimin e parë, shefi i qeverisë shqiptare e zhvilloi me presidenten e rizgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Rama.