Rama nga Brukseli: Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka arritur në objektin ku do të mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk pret të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse zgjidhet, ‘do jetë motiv për të marr frymë të lehtësuar’.

“Ju kam thënë dhe po e përsëris prapë, përkundër optimizmit të ngutur të disave, edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhjet asgjë në Bullgari, por ndërkohë sigurisht nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marr frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendit të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës”, tha Rama.

Kujtojmë se vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut po mban peng edhe Shqipërinë në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme