Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto të përbashkët me liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tij në Ballkanin Perëndimor pas samitit, duke shkruar se sa bukur do të ishte sikur Bashkimi Evropian t’i mbante premtimet.
Rama shkroi se shqiptarët nuk janë aq ‘nice’ sa të dorëzohen lehtë.
“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më mirë mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dërgese të këndshme… Por ne shqiptarët nuk jemi aq ‘nice’ sa të dorëzohemi lehtë! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkroi ai në Twitter.
Nice place nice people nice words nice pictures and just imagine how much nicer could be if nice promises were followed by nice delivery… But we Albanians are not as nice as to give up nicely! So we will keep going and working even harder to make Albania a nice EU member😀🇦🇱 pic.twitter.com/j057Ywf2tY
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022
Para Samitit, Rama është shprehur pesimist dhe ka folur pa ndrojtje para gazetarëve përpara Samitit të krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se “Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke mos shprehur aspak optimizëm se BE do t’i hapë negociatat për anëtarësim.