Kryeministri shqiptar Edi Rama sot ka nisur ditën duke publikuar një video ku promovon ndërtimet që po bëhen në Rrugën e Kombit.
Me disa pamje të bukura nga disa segmente, ai shkroi se kjo rrugë e lënë rrugëve po bëhet me standarde evropiane dhe e përshtatshme për udhëtime si në dimër ashtu edhe në verë.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai.